Ka nisur paraditen e sotme mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Bëhet me dije se mbledhja është thirrur nga kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj, teksa të pranishëm mësohet se janë anëtarët e Grupit të Rithemelimit si Arbi Agalliu, Sorina Kota, Dhurata Çupi, Flamur Noka.
Sipas burimeve për Gazetën Shqip ka marrë pjesë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është paraqitur në mbledhje ndër të parët.
Ndërkohë theksohet se nuk ka marrë pjesë në mbledhje ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Kujtojmë se kjo është hera e parë pas vendimit të Gjykatës Civile mbi statutin e partisë që thirret mbledhja e Grupit Parlamentar.