Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re.
Seanca ka nisur me Himnin Kombëtar.
Nga 83 socialistë, 53 prej tyre ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Shumica të pasprovuar në terrene zgjedhore por jo pa eksperiencë në fushat ku kanë shërbyer, pasi kanë mbajtur poste të rëndesishme, nga ministra, zvministra, kryebashkiakë, administratën publike apo edhe karriere të gjatë në profesione të ndryshme.
E teksa Edi Rama solli në parlament figura të reja, Sali Berisha zgjodhi riciklimin.
Nga 50 deputetë të koalicionit, demokratët kanë vetëm 42. Vetëm 13 demokratë ulen për herë të parë në karrigen e deputetit.
Ndërsa pas një mungese disa vjecare, në sallë rikthehet sërish Jozefina Topalli, Gent Strazimiri, Bardh Spahia apo Igli Cara.
Mbledhja e kuvendit të ri, vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli kabinetin e ri qeveritar.