Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur procesi i dëshmisë së ish-gjeneralit Wesley Clark, i cili është dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit.
Në fillim të seancës gjyqësore, gjyqtari bëri të ditur se kanë paraparë që dëshmia e tij të zgjasë dy ditë dhe do të jetë në fushëveprim të kufizuar.
Clark fillimisht bëri betimin para turpit gjykues se do të flas vetëm të vërtetën.
Në këtë proces gjyqësor po merr pjesë edhe përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së, Terra Gerhersanem, pasi që Clark është dëshmitarë për të cilin ka dhënë autorizim SHBA.
Avokat i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq filloi pastaj me parashtimin e pyetjeve.
Mishetiq bëri një përmbledhje të deklaratës së mëparshme të Clark dhënë mbrojtjes, ku kishte deklaruar se është e padrejtë që gabimet e të tjerëve ti atribuohen Thaçit.
Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator. Kujtojmë se në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.
