Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar sërish lidhur me pushtimin e Ukrainës.
Përmes një postimi në Facebook, Peleshi tregon përgjigjet e NATO-s ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Postimi i plotë i Peleshit:
Përgjigja e #NATO-s ndaj pushtimit rus deri më tani:
- Aktivizimi i planeve të mbrojtjes
- Dislokimi i Forcës së Reagimit të NATO-s
- Mbi 100 avionë janë duke mbrojtur hapësirën tonë ajrore
- Mbi 120 anije aleate që mbrojnë në det
- Dërgimi nga aleatët e NATO-s të trupave dhe pajisjeve për të mbrojtur krahun tonë lindor./albeu.com/