Kryeministri Edi Rama, ka propozuar si Kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshin, ndërkohë Klodiana Spahiu do të jetë nën Kryetare e Kuvendit.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur Niko Peleshin për të mbajtur rolin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa nënkryetare është zgjedhur deputetja e Durrësit në radhët e PS, Klodiana Spahiu.
“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”,- tha Rama.