Ngujoi për një vit e gjysmë nënën, gruan dhe fëmijët, Gjykata lë në burg Jetnor Zhabollin

Gjykata Penale ka caktuar 20 dite burg për 35-vjeçarin, Jetnor Zhabolin.

Prokuroria kishte kërkuar qe ai të qëndrojë në qeli, për 30 ditë deri sa te dalë ekspertiza mjeko-ligjore që do të percaktojë gjenden e shëndetit mendor për 35-vjeçarin. Në seancë avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm në spital deri në rezultatet e akt-ekspertizës. Në seancë Jetnor Zhaboli ka pretenduar se gjithcka e ka bërë për të mbrojtur fëmijët e tij pasi kishte frikë për ta.

Jetnor Zhaboli me profesion ekonomoist, kishte vendosur kamera për t’i monituoruar nëse dilnin jashtë apo jo.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kryefamiljari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person. Prej fillimit te marrëdhënies ka qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.

Kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë. Kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe mbesën.

Që në dhjetor të vitit 2023, oficerët e komisariatit numër 1 kishin informacione për këtë rast, por gjatë pyetjeve drejtuar bashkëshortes së 35-vjeçarit ajo nuk kishte pranuar të kryente denoncim, duke treguar vetëm copëza nga jeta e saj me bashkëshortin që vuante nga halucinacionet.

Në dëshminë e re të gruas së Zhabolit, dalin në pah detaje të reja: Dhuna ishte e përsëritur.

Veç “burgosjes në shtëpi” prej disa muajsh nën monitorimin e dhjetëra kamerave, 35-vjeçari ushtronte sulme fizike pa arsye.

Rasti më i fundit ishte dy ditë para arrestit duke e goditur gruan fort në krahë, aq sa shenjat e dhunës janë të dukshme në trupin e saj, me hematoma të ndryshme.

Veprimet e Jetnorit arrinin në ekstremitet, duke terrorizuar familjen me sjellje të pakontrolluara. Netët ktheheshin në horror, pasi ai fikte energjinë elektrike dhe i zgjonte nga gjumi me drejtimin e elektrikut të dorës në fytyrat e tyre.

Mungesa e lirisë, presioni i pandërprerë nga Jetnor Zhaboli kishin çuar në mendjen e bashkëshortes së tij idenë për të kryer vetëvrasje.

Policia gjeti në banesë dy letra që gruaja u kishte shkruar familjarëve të saj

“Po iki sepse kjo nuk është jetë”.  Arresti i tij e shpëtoi nga tmerri brenda shtëpisë, teksa rasti po ndiqet nga shërbimet sociale./albeu.com


Shtuar 29.01.2024 10:50