“Ngriti në këmbë” policinë, valixhja e dyshimtë në Fier ishte bosh

Valixhja e dyshimtë që ishte lënë mëngjesin e së dielës në qendër të Fierit rezultoi të ishte bosh.

Dyshohet se valixhja është lënë në trotuar nga punonjësit e bashkisë që pastrojnë qytetin gjatë natës.

Pasi panë valixhen, forca të shumta policie dhe xheniere rrethuan zonën, me frikën se valixhja mund të kishte lëndë shpërthyese, por fatmirësisht ishte bosh./albeu.com/


Shtuar 3.04.2022 11:29