Ngricat kanë “mbërthyer” vendin, Balluku: Kush është zona më e ftohtë dhe situata në akset rrugore

Ministria e Infrastrukturës raporton se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe të hapura për qarkullimin e mjeteve.

Në të gjithë akset e vendeve malore, apelohet për përdorimin e gomave të dimrit në makinë. Me zinxhirë kalohet vetëm në aksin Ura e Çerencit-Klenjë.

Ndërkohë për sa u përket temperaturave, Ministria raporton se zona me e ftohtë do të jetë në Shishtavec ku temperatura përllogaritet të jetë deri në -16 gradë celcius. Temperatura të tjera të ulëta do të shënohen në Ersekë dhe në Dardhë përkatësisht -12 gradë celcius.

Furnizmi me ujë:

Në Kukës është çarë linja kryesore për shkak të ngricave. Në rrethet e tjera furnizimi me ujë është normal. Në stacionet e Pompimit nuk ka probleme përfshi edhe furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë pritet që i ftohti ta mbajë vendin “mbërthyer” të paktën deri nga mesi i javës së ardhshme./albeu.com/

Shtuar 23.01.2022 16:18