Ngrenë flamurin e bardhë, ushtarët rus i dorëzohen forcave ushtarake të Ukrainës (VIDEO)

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se trupat ukrainase po përparojnë ndjeshëm në çlirimin e vendit.

Përparimi ukrainas në frontet në Ukrainën lindore dhe jugore i gjen njësitë ruse të rraskapitura, me viktima të rënda.

Në shumë raste, rusët në fakt braktisin pajisjet e tyre dhe janë gati të dorëzohen.

Kjo tregon video të forcave ukrainase në jug, në rajonin Kherson, një nga frontet ku Ukraina po përparon vazhdimisht.

Rusët janë brenda një tanku të blinduar BMP-2 dhe ngrenë një flamur të bardhë. Ata dalin nga tanku dhe bien me fytyrë përtokë për t’u dorëzuar te ushtarët ukrainas.

Menjëherë ukrainasit, të cilët janë vigjilentë dhe të gatshëm për të reaguar nëse është e nevojshme, i kontrollojnë fizikisht dhe i arrestojnë gjatë marrjes në dorëzim të mjetit.

Një numër i madh automjetesh ushtarake ruse, nga tanket e deri te kamionët, por edhe municione të të gjitha llojeve kanë rënë në duart e forcave ukrainase, siç sigurohen të tregojnë në rrjetet sociale.