Ngjela thirrje Kurtit: Rezisto! Mos bëj lëshime ndaj Serbisë

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një thirrje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai i sugjeroi kryeministrit të Kosovës të rezistojë e të mos bëjë lëshime ndaj Serbisë.

“Ne e kemi fituar luftën në vitin 99’ dhe unë u bëj thirrje atyre të qëndrojnë për të ruajtur dinjitetin e kombit të tyre sepse ka shumë filoserbë brenda. Gjithë çështja është se të rrahurit duan rrahësin shpesh, jo të gjithë, por ka nga ata që vuajnë psiqikisht,” u shpreh Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.

Avokati tha se e sheh rezistencën e qeverisë së Kosovës dhe nuk ka asgjë kundër./albeu.com/


Shtuar 31.01.2023 21:06