Ngjarjet kriminale në vend, Salianji nga Parlamenti: A jemi të sigurt kur vijmë në punë, apo s’bie rrufeja në…

Deputeti demokrat Ervin Salianji nisur nga situata e fundit kriminale në Shqipëri ka ironizuar qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvend. Duke qenë se kryeministri Edi Rama dhe ministri iBrendshëm, Bledi Çuçi mungonin në sallën e Kuvendit, Salianji i ka ftuar që të dalin para qytetarëve dhe të japin llogari si dhe ta lënë luftën imagjinare me fjalë që po zhvillojnë në Twitter.

Salianji: Duke qenë se në cdo rrugë, rrugicë, qytet, nëpër bare, nepër institucione që mendohet se nuk mund të preken si mediat ka shpëthyer dhuna, kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo nisemi nga parimi “Nuk bie rrufeja në…Parlament. Në kushte e tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë duhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm ta lënë luftën në Twitter dhe të vijnë këtu. Është dita sot kur kryeministri dhe ministri të vijnë të japin llogari para qytetarëve dhe Parlamentit pasatj jo vetëm fjala dhe lufta imagjinare në Tëitter por një luftë reale e shteti kundër bandave kriminale për të treguar që këtu ka qeveri, ka shtet dhe ka institucione. Sjhella dhe reagimi i qeverisë në kushte të tilla është shqetësuese./Albeu.com/


Shtuar 30.03.2023 12:25