Ngjarje e rëndë në Tiranë, ja ç’ndodhi në poligonin pranë stadiumit ”Air Albania”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të poligonit.

Ngjarja është regjistruar rreth orëve të mesditës, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.
Ende nuk janë bërë publike të dhënat e identitetit të viktimës.

Policia po punon për të sqaruar motivet e mundshme të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse arma ishte personale apo e poligonit.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.


Shtuar 17.10.2025 14:09

Tags: