Ngjarje e rëndë në Korçë, gjendet i vdekur pranë banesës së tij 62 vjeçari

Një 62 vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 4 të qytetit.

Sipas informacioneve, viktima u gjet nga kalimtarë në rrugë, afër banesës së tij. Nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa u dërgua në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko ligjore.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me rastin.


Shtuar 3.02.2025 19:50

Tags: ,