Ngjarje e rëndë në Klos, vritet 65-vjeçari! Gjendet i shtrirë në tokë dhe me plagë në gjoks, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Klos. Mësohet se një 65-vjeçar është vrarë me thikë ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar.

Sipas raportimeve, viktima me inicialet V.S., është gjetur i shtrirë në tokë me plagë të shumta në gjoks. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa dyshohet për ndonjë konflikt të mundshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur të tjera detaje në lidhje me krimin e ndodhur këtë mbrëmje.


Shtuar 11.06.2025 22:23

Tags: ,