Ngjarje e rëndë/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire në SHBA, ku një grua 34-vjeçare vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre përpara se t’i jepte fund jetës së saj.

Emily Long, u gjet e vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë.

Autoritetet kanë dyshime se ajo fillimisht vrau bashkëshortin e saj 48-vjeçar, Ryan Long dhe dy fëmijët e tyre, Parker, 8-vjeç, dhe Ryan, 6-vjeç.

Të dy fëmijët u qëlluan në kokë, ndërsa babai i tyre i cili po luftonte me kancerin u qëllua disa herë.

Fëmija trevjeçar i çiftit është i vetmi i mbijetuar dhe brenda shtëpisë. Ai tani është nën kujdesin e anëtarëve të familjes.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbetet të paqarta. 34-vjeçarja punonte si menaxhere për një rrjet restorantesh dhe postonte shpesh video në mediat sociale, duke përshkruar dëshpërimin që përjetoi ndërsa burri i saj përballej me kancerin.

Në një video në TikTok vetëm dy ditë para vrasjes së së hënës, Emily rrëfeu se ishte “shumë e dëshpëruar”, ndërsa përpiqej të rivendoste normalitetin në shtëpi, ndërsa shëndeti i burrit të saj përkeqësohej.

“Jam e vendosur të krijoj normalitet. Po luftoja shumë dhe isha vërtet e dëshpëruar dhe thjesht u mbylla në vetvete dhe doja vetëm të isha me fëmijët dhe burrin tim. Megjithatë, po bëj një ndryshim dhe ai fillon sot… Dhe jam e vendosur të dal nga depresioni im dhe ta bëj këtë për familjen time”, tha 34-vjeçarja.


Shtuar 21.08.2025 09:24