Zbulohen detaje të reja nga sherri i dhunshëm në Fushë-Krujë, që tronditi “themelet” në policinë e shtetit dhe në politikën shqiptare
Në emisionin Reviw në Euronews është zbardhur një telefonatë mes Jashar Majës me Alfred Karaj. Në bisedën telefonike, Maja i ka kërkuar që të punojnë më me ngadalë, ndërkohë bashkëpronari Alfred Karaj në guroren në Borizanë të Krujës me Përparim Rrajën, i është përgjigjur që dëmeve të shkaktuara do u përgjigjet por ama gurores mos t’i afrohen më.
BISEDA:
Jashari: O fredi, Jashari jam, si kalove? Vallahi tani ka shkuar puna ku nuk mban më
Fredi: O Jashar a të flas pak…
Jashari: Dëgjo Fredi, policia tani është këtu në vendngjarje, denoncimin e kanë çuar pa ditur gjë ne, e kanë çuar ca të tjerë, tani nuk të duron kush. Hajde shihe, hy gishti në mur
Fredi: Në rregull, çfarë dëmi të ju kem bërë, do të sjellë ekspertizën.
Jashari: Jemi 70 burra këtu, pse nuk vjen për të na dhënë përgjigje
Fredi: Jam në Tiranë, jam në drejtori të policisë. Do ju përgjigjem çfarë dëmi të ju kem bërë, me më ardhur dhe njëherë në gurore, ke për të më njohur…
Jashari: Bilbil Maja të njeh shumë mirë se kush je, dhe unë të njoh shumë mirë se kush je.
Fredi: Të thashë të përgjigjem
Jashari: Po të flasë në mënyrë njerëzore, Bilbilin e njoh unë.
Fredi: Nuk afroheni më në gurore time
Jashari: Jam në guroren time, se jam në shtëpi time, në oborr tim
Fredi: Ti nuk afrohesh më në gurore.
Jashari: E provojmë kush afrohet.
Fredi: Nuk ke për ta parë me guroren ti dhe asnjë, ama të përgjigjem.
Jashari: Hajde pra shihe që nesër në mëngjes shtëpinë time.
Fredi: E shoh unë shtëpinë tënde
Jashari: Pse nuk vini, pse nuk sjellë cubin këtu. Tur Bushin a kush është ai
Fredi: Nuk ka lidhje ai, jemi ne.
Jashari: Hajt.
Kujtojmë se deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, ka dha dorëheqjen dhe, pas dhunës që familjarë të tij ushtruan ndaj Jashar dhe Bilbil Majës tre ditë më parë.
Dorëheqja e Rrahman Rrajës nga mandati i deutetit vjen 48 orë pas dhunës barabare që djali dhe vëllezërit e tij ushtruan ndaj dy kushërinjve maja në aksin Thumanë-Fushë krujë, për shkak se këta të fundit ishin ankuar për guroren e tyre, pasi po ju shkatërronte banesat.
Kjo ngjarje e rëndë gjithashtu bëri që opinioni publik të reagonte ashpër edhe ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit, të cilët ditën e parë pas shoqërimit të autorëve të dhunës, i lanë këta të fundit të lirë.
Ndërsa një ditë më pas i shpallën në kërkim, pasi vunë re në video se dhuna barbare ju kishte rrezikuar jetën seriozisht dy anëtarëve të familjes Maja.
Gjithashtu kryeministri Edi Rama njoftoi dje shkarkimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Lajmin e ka bërë publik vetë shefi i qeverisë përmes një postimi në Twitter, ku njofton se ditën e hënë do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë post të Taulant Ballës.
Shkak për shkarkimin e Çuçit duket se është bërë ngjarja në Fushë Krujë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja rrahën brutalisht dy persona të cilët denoncuan prishjen e shtëpive të tyre nga shpërthimet në kantierin e gurores së familjes Rraja.
Kujtojmë që për herë të parë djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja u përfol në viin 2018-të, ku u denoncua për dhunë nga Xhisiela Maloku, dhe për këtë bëri 3 muaj burg, dhe u lirua pas tërheqjes së denoncimit.
Ndërsa një ditë më pas i shpallën në kërkim, pasi vunë re në video se dhuna barbare ju kishte rrezikuar jetën seriozisht dy anëtarëve të familjes Maja./albeu.com/