Ngjarja që tronditi Dropullin/ Misteri i vdekjes së çiftit, flet fqinja: Jetonin vetëm…

Një fqinje e çiftit Kosta dhe Kleoniqi Ilia, që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën e tyre në Dropull, është shprehur se të moshuarit jetonin vetëm dhe s’kishin fëmijë.

Ajo deklaroi për mediat se çifti ishin shumë të lumtur së bashku, ndërsa ka treguar se ka qenë një fqinje tjetër, e cila i gjeti të vdekur pasi u telefonua nga Athina nga familjarë të 84-vjeçarit.

“Jetonin vetëm, nuk kishin fëmijë.

Fqinjën këtu e kishin telefonuar nga Athina se ka një motër atje, i thanë që shiko pak si është puna.

Vajti ajo dhe i gjeti, ishin çift i lumtur, nuk i ndihej zëri.

Nuk kemi dëgjuar asgjë, vjedhje kanë ndodhur.

Një fqinj këtu e kanë rrahur”, tha ajo.