Ngjarja në komisariatin e Kavjës, Duma: Atë e kanë paragjykyar padrejtësisht

Grinda Duma gjatë fjalës të saj në parlament ka përmendur rastin e ndodhur pak ditë më parë në komisariatin e Kavajës ku e quan këtë ngjarje si të pavërtetë dhe se ka qenë e pranishme ditën e ngjarjes në shtëpinë e familjarëve.

“Një sy normal nuk ka nevojë për ekspertizë, por zor që ndodh kjo. Kemi qenë dhe do qëndojmë gjithmonë krah gjykatave dhe drejtësisë. Unë kam shkuar atë natë në familjen e atij djali. Ajo që gjejmë është një vajtim i nënës. Mungesa e të vërtetsës dhe trauma ishin më të thella se sa morti. Te ajo familje ishte vuajtja e një familje të shtypur. Pyeta të atin, për çfarë akuzohet djali? Për vjedhjen e një dere alumini. Kjo nuk është hera e parë tha ai, e kanë akuzuar padrejtësisht. Atë e kanë paragjykuar, sepse ai nuk ka dalë dot përzot vetes së tij. Kjo është një gjë më e madhe sa sa humbja e jetës së një njëriu, edhe pse nuk ka gjë më të madhe se sa humbja e jetës së një njeriu. Kjo shoqëri nuk ka asnjë institucion riedukimi, për gabimet rinore, të cilat kanë çuar në humbjen e jetës së të riut”, tha Grinda Duma/albeu.com


Shtuar 9.05.2022 17:42