Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se policia nuk mund t’u vendosë agjentë nga pas çdo turisti të huaj.
Komentet Çuçi i bëri teksa ishte në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ku po flisnin mbi ngjarjen në uzinën e Gramshit, ku dy shtetas rusë e një ukrainas tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme.
Çuçi ndër të tjera tha se të huajt kanë fotografuar objekte të deklasifikuara, por sipas tij, masat nisin vetëm në momentin që shkelet ligji.
“Të gjitha këto objekte të fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentin që ai shkel një nen të Kodit Penal, ai do të fillojë procedimin ndaj tyre. Minimalisht ai ka bërë një agresion ndaj një personi me uniformë. Kjo është shkak ë të detyron hetimin e thelluar.
Nuk mund t’u vëmë agjent nga pas çdo turisti. Nuk është ky rasti. Shteti vepron në varësi të reagimeve të çdo turisti, qoftë ky me pasaportë ruse”, tha ai./albeu.com/