Ky është mjeku radiolog Dashamir Çajka, i cili mesditën e sotme goditi me thikë infermierin Mikel Osmani, brenda ambientit të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku të dy punonin.
Çajka, i cili ndodhet aktualisht në arrati, është gjithashtu president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës.
Infermieri 32-vjeçar Mikel Osmani, ka marrë plagë nga mjeti prerës dhe po merr kujdes mjekësor, ndërsa gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 pas një konflikti për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.