Ngjarja e rëndë në Selenicë, pengmarrësi abuzoi me të miturën, 17-vjeçarja kishte probleme me shikimin

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në fshatin Brataj të Selenicës, ku 38-vjeçari Vitrin Çobaj ka mbajtur peng anëtarët e një familjeje.

38-vjeçari ka hyrë brenda në banesë ndërsa ka kërcënuar me armë familjarët e familjes.

Sipas dëshmive të familjarëve mësohet se fillimisht autori ka tentuar që të abuzojë dhe të ngacmojë seksualisht gruan dhe vajzën e tyre 17 vjeçe, e cila kishte probleme me shikimin.

Ditë më parë Çobak, kishte shkuar një ditë më parë dhe ishte hequr si kasap që donte të blinte një viç.

Sipas dëshmisë së kryefamiljarit, 38-vjeçari ka detyuruar gruan që ta lidhë, e më pas e ka lidhur edhe atë vetë.

Ka qenë vajza e madhe ajo që ia ka dalë të largohet dhe ka kërkuar ndihmë në lagje, aty ku familja jeton vetëm 30 minuta larg rrugës kryesore./albeu.com