Personi që shikoni në foto, është 39-vjeçari Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës, i cili u hodh mbrëmjen e djeshme, duke u hedhur nga ura ku fatkeqësisht humbi jetën.
Sipas uniformave blu, dyshohet se Kulla është hedhur nga ura rreth orës 23:40, dhe trupi i tij i pajetë është gjetur pak orë më vonë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi:
“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njoftoi policia.


