Ngjarja e rëndë në Fier, krim i paralajmëruar një vit më parë: Autori mbajti peng gruan dhe vjehrrërit për 5 orë

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku 31-vjeçari Elton Meta vrau me armë zjarri ish-gruan Sabrina Denga, në shtëpinë e prindërve të saj, ka qenë një krim i paralajmëruar.

Burime bëjnë me dije për ABC se një vit më parë, Meta kishte kërcënuar se do të vriste veten, duke mbajtur peng në banesë ish-bashkëshorten dhe familjen e saj, në banesën e tyre në Zhupan.

Episodi zgjati për 5 orë me radhë, deri në neutralizimin e tij. Por ai vijonte të ishte i lirë dhe sot i mori jetën ish-gruas.


Shtuar 10.09.2021 23:49

Tags: ,