Ngjarja e rëndë në Durrës/ Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti që u vra pas sherrit për një kafe

Në orët e para të mëngjesit të  kësaj të mërkure, një ngjarje e rëndë tronditi Manzën, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dy persona mbetën të vrarë, konkretisht Aranit Kurti, 23-vjeç, dhe Flori Paluçi, 33-vjeç.

Kurti ishte ulur në tavolinë me Daniel Pepën, 21-vjeç, i cili i kishte kërkuar kamerierit të përgatiste një kafe, por kjo nuk u bë e mundur pasi ekspresi ishte i fikur.

Pas kësaj, personi që ishte ulur me kamerierin, 33-vjeçari Flori Paluçi, ndërhyri në debat dhe mori armën, duke qëlluar ndaj Aranit Kurtit dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas, Daniel Pepa, shoku i Kurtit ka reaguar duke vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Paluçi.


Shtuar 22.10.2025 10:56