Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Tirana në Sarandë pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë.
Vajza 24-vjeçare ka bërë denoncimin për ngacmimin që iu bë nga personi me inicialet A.S.
NJOFTIMI I POLICISË:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 24 vjeçare. /albeu.com/