Policia në Vlorë ka vënë në pranga një 31-vjeçr pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 30 vjeçe”, njofton policia.
Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy shtetasit e mitur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë.