Ngacmoi seksualisht të miturën në shtëpinë e saj, arrestohet 67-vjeçari në Sarandë

Një 67-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Sarandë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin J. Sh., 67 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka njoftuar një 15-vjeçare, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.”, njofton policia.

Ditën e sotme një tjetër rast i rëndë u raportua në Sarandë. Një 57-vjeçar u arrestua pasi vajza e tij 25-vjeçare e denoncoi për abuzim seksual të vazhdueshëm

Ngjarja e rëndë ndodhi në Finiq, ndërsa në pranga ra Ramazan Rroko./Albeu.com/


Shtuar 29.08.2023 14:56