Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht një grua. 48-vjeçari A.Rr nga Shëngjergji i Tiranës, ka ngacmuar seksualisht bashkëfshataren e tij.
Për këtë ngjarje policia ka nisur procedimin penal edhe për 44-vjeçarin A.M i cili ka rrahur A.Rr pas gjestit që i ka bërë së afërmes së tij, si dhe i ka dëmtuar mjetin.
Njoftimi:
A.Rr., 48 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase. Në lidhje me këtë rast ka nisur procedimi penal edhe për shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin A. Rr. dhe ka dëmtuar automjetin e tij;