Policia e Shkodrës, ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi është kallëzuar nga një 19-vjeçare për ngacmim s*eksual.
Në kallëzimin e saj në polici, 19-vjeçarja ka deklaruar se 38-vjeçari e ka ngacmuar s*eksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë në automjetin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38- vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19-vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar s*eksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.