Cubi Metkaj këtë të martë ishte e ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin teksa ndau përvojën e rikthimit në teatër pas shumë vitesh. Gjatë bisedës tha se shfaqja “Kukulla” vazhdon këtë javë për shkak të pritjes pozitive nga publiku.
Lidhur edhe nga subjekti i ‘Kukulla’, Ermali e pyet nëse kjo ishte një shfaqje që do të shkundte publikun. Aktorja tha se “ne nuk kemi ndryshuar aspak në koncepte, në mentalitet ne jemi njësoj. Po të dalësh jo shumë larg metra njerëzit kanë mbetur ende me botëkuptime të tilla”.
Ermali sërish e pyet nëse vazhdon të shihet goca dhe gruaja ende si pronë, si kukull dhe nëse ajo vet ka pasur ngacmime seksuale në karrierën e saj.
“Të themi jo do gënjej. Ne e dimë shumë mirë që në botën e showbizz këto ndodhin, qoftë dhe në teatër. Ty të vjen regjisori me propozim të caktuar dhe fillon komplimentet shkojnë më tej e më tej. Unë jam tip që nuk e kam lejuar dhe kam thënë stop deri këtu, por që ndodh dhe mua më ka ndodhur”, u shpreh Cubi.
Ajo shtoi se i është përgjigjur duke i thënë se nuk bën pakt me Cubin për këtë gjë dhe sigurisht që kjo ka ndikuar në prishjen e shumë projekte.