Një person ka rënë në prangat e policisë së shtetit pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një automjet.
Shtetasi H.K, 23 vjeç, banues në Tiranë, ka vjedhur një shumë parash në makinën e shtetasit, Dh.T, 28 vjeç banues në Korçë, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Në Lushnje është proceduar penalisht shtetasi SH.Q, 56 vjeç banues në Lushnje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Njoftimi i policisë:
Fier
Zbardhet dhe dokumentohet nga Komisariati i Policisë Fier, vjedhja e një shume të konsiderueshme parash, në një automjet.
Vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Dh. T., 28 vjeç, për vjedhjen e një shume parash në automjetin në përdorim të tij, kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i punës hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, u ndalua shtetasi H. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur shumën e parave në automjetin në përdorim të shtetasit Dh. T., 28 vjeç, banues në Korçë, të cilin e kishte lënë të parkuar në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”.
———————————————
Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin Sh. Q., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
—
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi G. D., 53 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, se babai i tij, shtetasi A. D., 87 vjeç, është larguar nga banesa në datë 22.03.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 87-vjeçarit.