“Nga UFO-t te akuzat ndaj Kinës”/ Shtëpia e Bardhë jep detaje për rrëzimin e 4 objekteve të “paidentifikuara” nga ushtria amerikane

Zyrtarët amerikanë janë nën presion për të dhënë më shumë detaje për rrëzimin e katër objekteve të paidenifikuara në tetë ditë nga avionët liftaralë amerikanë.

Për këtë arsye Shtëpia e Bardhë po mban një konferencë për media, ku po flet rreth ovjekteve të rrëzuara nga ushtria e SHBA-ve.

Pyetje dhe përgjigje nga konferenca

Nëse UFO-t nuk paraqesin kërcënim ushtarak, atëherë pse po rrëzohen?

Shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë së Bardhë,, John Kirby thotë se ekzistonte një rrezik potencial “shumë real” për trafikun ajror civil, duke shtuar se objkete ishin pa pilot dhe të pakontrolluar.

Ai thotë se nuk mund të përjashtohej që objektet e paidenifikuara nuk vëzhgonin objektet ushtarake, dhe për këtë arsye presidenti Joe Biden e udhëzoi ushtrinë të tregojë “nga shumë kujdes” kur t’I rrëzojë, shkruan BBC. 

SHBA veproi me “kujdes”

John Kirby thotë se për shkak se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të thonë me siguri se cilat janë objektet, ata vepruan me “kujdes të madh” për të mbrojtur interesat e vendit, sigurinë e fluturimeve dhe sigurinë.
Në rastin e së shtunës, ai thotë se SHBA veproi në konsultim me qeverinë kanadeze dhe Presidenti Biden ka folur personalisht me Presidentin Trudeau të Kanadasë.

Kina ka një program balonash,

Kirby thotë se nuk mund “të hyjnë në shumë detaje”, por sqaron se Kina ka një program me balona në lartësi të madhe të lidhur me ushtrinë e Kinës, dhe se mbledhin informacione që nuk kapen nga satelitët.

Ai tha se administrata e Donald Trump nuk e zbuloi atë, por e zbuloi presidenti Joe Biden.

Sakaq ai ka sqaruar se nuk ka prova të alienëve ose aktivitetit jashtëtokësor në rrëzimin e fundit të UFO-ve mbi Amerikën e Veriut.

“Nuk ka asnjë tregues të jetës nga planetë të tjerë në Tokë”, tha ai./albeu.com/


Shtuar 13.02.2023 20:07