Nga Tirana, Dibra dhe Librazhdi! Detajet për gratë që do të riatdhesohen në Shqipëri, burrat i çuan në Siri

19 gratë dhe fëmijët që do të riatdhesohen në Shqipëri janë nxjerrë nga kampi Roj. Gazetari Muhamed Veliu bën me dije për Top-Channel se ishin bashkëshortët e tyre ata që gjatë viteve 2013-2014 i kanë çuar gratë në Siri.

Drejt Tiranës do të udhëtojë:

B.K nga Tirana me 5 fëmijë.
E.V nga Dibra me 4 fëmijë.
L.K nga Tirana me 2 fëmijë
K.Z nga Tirana me 3 fëmijë
R. B nga Librazhdi

Disa prej këtyre fëmijëve kanë lindur në Siri. Disa prej burrave të këtyre pesë grave janë vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS ndërsa ata që janë gjallë ndodhen në burgjet kurde.


Shtuar 31.07.2021 20:25

Tags: , ,