Nga ‘Theje’ tek ‘Sekret’, Gjergj Leka për debatet e Festivalit: E kemi në rracë të keqen

Pjesëmarrja në Festivalin e 60-të të RTSH-së të shumë emrave të mëdhenj të muzikës, ishte një nga ngjarjet më të komentuara të fundvitit. Njëprej tyre ishte edhe Gjergj Leka, i cili performoi së bashku me Albana Ramosajn, këngën “Theje”. Ai ka treguar në ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi se si  Ardit Gjebrea i bëri ftesën e se si u njoh me këngën e Albanit. Ndër të tjera ai tha se nuk ka pranuar të prononcohet në asnjë media për festivalin sepse nuk i pëlqen fakti që hidhet shumë baltë. Ja ç’thotë për herë të parë:

Më vijnë mesazhe që kujtojnë njerëzit që është kënga ime, por në fakt nuk është kënga ime. Mua sugjerimin ma ka bërë Ardit Gjebrea, kisha vite që nuk merresha me festivalin prej impenjieve të mia. Të rena nuk e shoh tek mosha, por tek ajo që sjell. Me Arditin jemi shok prej 50 vitesh, kur më shpjegoi si e kishte menduar pa e ditur akkoma RTSH, po bën të kundërtën e asaj që presin njerëzit dhe do dali diçka e bukur. Për mua Festivali ishte nata e dytë. Gjëja e parë që unë pyeta Arditin ishte këngën e kujt duhet të merrem sepse dop të merresha vetë. Më tha është një djalë Alban Ramosaj. Kush është e pyes? Si me tha nuk e njeh, është ai që këndoi këngën magjike këtë vit”, tha Gjergji.

Ndër të tjera shtoi se me Albanin nuk njihej por kur pa se si interpretonte në skenë që jepte shpirtin ai pranoi direkt duke i thënë me shaka Arditit “dreqi e mori, më njeh më mirë se gratë e mia”.  Biseduan përmes një telefonate ku i kërkoi vijën melodike të këngës dhe për 25 minuta i kishte thënë që e dëgjon zërin e vet në atë formë dhe që nga ajo telefonatë nuk kanë pasur asnjë kontakt.

Ermali e pyet në lidhje me tekstet e këngëve se përse ekziston një hipokrizi. Sipas tij,vitet e fundit përbalitin njerëzit që u hiqet kënga nga festivali, edhe gazetarët ndonjëherë nuk marrin zërin që duhet për kritikën. Gjithashtu poohoi se kënga e Alban Ramosajt ëhstë 100% shqiptare, edhe kënga e Ronelës ka motiv shqiptar.  Sipas tij rraca jonë do energjinë negative dhe se në vend të merren me dy këngë Festivali të merren me këngët që çdo ditë dalin në treg.


Shtuar 14.01.2022 18:23