Nga sot s’ka më qese plastike, gjobë deri në 1.5 milionë lekë dhe heqje licencash për bizneset që konstatohen me shkelje

Nga sot nis zbatimi i nismës ligjor për ndalimin e hedhjes në treg, prodhimit dhe importit të qeseve njëpërdorimshme plastike.

Ndalimi është vetëm për qeset njëpërdorimshëm me trashësi deri në 70 mikronë nga secila anë me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kg dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes.

Praktikisht sipas Ministrisë së Mjedisit janë qeset qe jepen në fruta-perime, qeset aktuale të supermarketeve dhe të ngjashmet e tyre. Ndërsa çdo qese tjetër mbi 70 mikron, me kapacitet mbajtës mbi 10 kg dhe me përmasat fizike mbi kufirin e përmendur, konsiderohet qese shumëpërdorishme dhe përdorimi i tyre nuk është i ndaluar.

Për qeset plastike të sekuestruara do të ndiqet procedura e riciklimit.

Për zbatimin e legjislacionit Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka hartuar projektvendimin “Mbi masat e hollësishme dhe institucionet përgjegjëse për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit, apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme”. “Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi, qeset plastike mbajtëse dhe qeset plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme me trashësi për çdo anë, 70 dhe më të madhe se 70 mikron, me kapacitet mbajtës 10 dhe mbi 10 kilogramë, me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes”, përcakton projektvendimi.

Drafti parashikon se do të jetë Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (këtu e në vijim ISHMT) është institucioni përgjegjës për zbatimin e masave të hollësishme, për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike mbajtëse dhe për vendosjen e penaliteteve ndaj subjekteve që shkelin ligjin. Në nenin 62 të ligjit parashikohet që çdo person që qese hedh në treg, prodhon dhe importon qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme dënohet me gjobë me vlerën 500,000 lekë dhe i sekuestrohen qeset. Për përsëritësit e shkeljeve masa e gjobës është 1,5 mln lekë. Për personat e dënuar me gjobë me 1,5 mln lekë që konstatohet që hedhin në treg, prodhojnë apo importojnë qeset njëpërdorimshme iu rivokohet leja apo licenca.


Shtuar 1.06.2022 07:49