Nga shoferët “kamikazë” te këmbësorët që nuk respektojnë rregullat, policia rrugore nuk kursen dorën me gjobat

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e një jave punë. Mësohet se janë arrestuar 28 persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 648 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

432 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

557 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 660 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë vendosur 78 masa administrative, për mospërdorimin e monopatinave në vendet e duhura.

Janë vendosur 138 masa administrative, për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Janë bllokuar 15 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë./Albeu.com/


Shtuar 29.08.2023 13:52

Tags: ,