“Nga shiu në breshër …”, parashikimi i motit për fundjavën

“Nga shiu në breshër …”, parashikimi i motit për fundjavën

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atrmosferike.

Kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike thënë kjo pasi për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Gjithashtu për ditën e Shtunë pritet edhe rritje temperaturash kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Ndërkohë, duke filluar nga dita e Diel por edhe për javën e ardhshme vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu me intenistet të ulët ndëersa në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave. Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe lokalisht breshër.


Shtuar 19.05.2023 16:13