Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, pritet të mbledhë në Kryeministri kryetarët e Bashkive të vendit.
Mësohet se mbledhja pritet të mbahet në orën 10:00.
Në fokus të diskutimeve do të jenë çështja e pronave dhe legalizimet, për të cilën kryeministri ka kërkuar t’i jepet fund njëherë e mirë, si dhe ecuria e sezonit turistik.
Pas këtij takimi me krerët e pushtetit vendor kryeministri pritet të udhëtojë drejt Britanisë, në mbledhjen e Komunitetit Politik.
Sakaq, thuhet se në mbledhjen me kreun e Ekzekutivit do të jenë dhe kryebashkiakët e djathtë.