Ishin ndër personazhet më polarizues të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania – Gerta dhe Rozana, dy gra me personalitete të forta që nuk kursyen as përplasjet, as deklaratat e drejtpërdrejta brenda shtëpisë më të ndjekur në vend. Por, siç duket, televizioni ka një mënyrë të çuditshme për të kthyer konfliktin në bashkëpunim.
Burime për Prive bëjnë me dije se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, Top Channel po përgatit një projekt të ri argëtues, ku Gerta dhe Rozana përfliten si dy nga emrat kryesorë të kastit. Emisioni thuhet se është në fazën finale të diskutimeve dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, dyshen do ta shohim për herë të parë në të njëjtin krah të ekranit – këtë herë jashtë shtëpisë së BBVA dhe brenda një formati që kërkon bashkëpunim, jo përballje.
Publiku ka ende të freskët tensionin mes tyre, por kjo mund të jetë edhe receta perfekte për suksesin e një show të ri. A do të ruajnë dinamiken që i bëri aq të komentuara, apo do të shohim një partneritet surprizues që askush nuk e kishte imagjinuar?
Një gjë është e sigurt: rikthimi i tyre nuk do kalojë pa u vënë re.