Nga përgjimet te shpallja non-grata nga SHBA, shkëlqimi dhe rënia e Vangjush Dakos

Ish-kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako, u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK-ut nën akuzën e korrupsionit.

Dako u arrestua dje bashkë me disa  ish-zyrtarë të bashkisë Durrës për korrupsion, pasi kanë lejuar ndërtimin e një pallati në vitin 2014-të, i cili u shpemb në 26 nëntor të vitit 2019-të, dhe pas hetimeve rezultoi se ishte pa leje.

Pallati ishte ndërtuar nga Fiqiri Faruku, i cili është vënë në pranga, ndërkohë pritet dhe arrestimi i inxhinierit të firmës.

Por kush është Vangjush Dako?

Vangjush Dako,inxhinieri i ndërtimit i shpallur non gratat nga SHBA-të me arsyetimin e përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni është bërë pjesë e administratës në Durrës që prej viti 2001, periudhë kur drejtonte shërbimin e policisë ndërtimore në këtë qark.

Në vitin 2004-2005, Dako mori drejtimin e hipotekës në këtë qark, duke e mbajtur si pozicion deri në kohën kur dha dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet vendore të 2007-ës për kryetar bashkië në Durrës, si emër i propozuar nga Partia Socialiste.

Vitet e para të Vangjush Dakos në krye të bashkisë së Durrësit ishin të qeta.

Me afrimin e zgjedhjeve vendore të 2011-ës, Dako nisi të akuzohej gjithnjë e më shumë nga Partia Demokratike për korrupsion dhe shpërdorim me lejet e ndërtimit dhe betonizimin e qytetit.

Sakaq zgjedhjet e 25 qershorit të vitit 2017 ishin kulmi i shkëlqimit elektoral të Vangjush Dakos, megjithëse pak muaj më parë bashkia e drejtuar prej tij kishte dalë garante për lirimin e parakohshëm nga burgu të Lulzim Berishës, kreu famëkeq i bandës së Durrësit.

Më pas Dako u mënjanua nga jeta politikë, por akuzat e opozitës ndaj tij, sidomos pas publikimit të përgjimeve të Prokurorisë nga gazeta Bild u perforcuan. Përgjimet e dosjes janë bërë nga janari 2017 deri në shkurt 2018. Në përgjime doli se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako kishte marrëdhënie të afërta me Avdulajt, e madje edhe drekonin bashkë./albeu.com/