Nga lufta në Eurovizion, Ukraina “elektrizon” skenën
Para pak minutave këngëtarja ukrainase ka kënduar në Eurovision.
Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin, ka konkuruar me këngën “Stefania”, e cila tashmë është bërë himn në Ukrainë.
Performanca është pritur shumë mirë nga publiku, i cili i ka duartrokitur pafund dhe është ngritur në këmbë, duke kënduar njëzëri dhe duke ndjerë dhimbjen që ata po përjetojnë në këto momente.
E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, “Stefania” është gjithashtu më e klikuara në YouTube në mesin e 35 shteteve të ndryshme.
Kënga e saj u duartrokit nga të gjithë të pranishmit, teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e tretë të saj.
Kujtojmë se Ukraina edhe më herët ka fituar vendin e parë në këtë kompeticion, gjë që e synon edhe tani./albeu.com/