Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi 3 ligjet e kontestuara të qeverisë.
Bëhet fjalë për ligjin që lejon legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ligjin për Akademinë e Shkencave dhe ai për studentët e Mjekësisë.
Gjashtë ditë më parë, Presidenti Begaj miratoi në heshtje ligjet.
Afati 20-ditor për dekretimin e ligjeve, skadoi më 14 gusht.
Pra, Begaj as nuk i dekretoi, as nuk i ktheu mbrapsht, por i miratoi në heshtje.
Kujtojmë se ligji i miratuar kushtëzon marrjen e diplomës për studentët e mjekësisë dhe i detyron studentët e mjekësisë të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, pasi mbarojnë studimet./Albeu.com.