Presidenti i vendit Ilir Meta ka vendosur që këtë fundjavë të pushojë në jug të Shqipërisë duke hequr dorë nga Gjiri i Lalzit.
Teksa ka publikuar një album fotosh nga Piqerasi, fshati turistik buzë Jonit, Meta shkruan se dëshira e vetme është të rikthehesh sa më parë.
“Nga Piqerasi largohesh vetëm me një dëshirë, për t’u rikthyer sa më parë!”, shkruan konkretisht presidenti.
Kujtojmë që kreu i shtetit u shkarkua nga Parlamenti për shkelje të rënda kushtetuese. Ndërkohë vendimin përfundimtar pritet ta japë Gjykata Kushtetuese.