Nga Laçi në emigracion, takimi me zotin dhe surpriza çoroditëse e Imzot Dodaj

Në këtë muaj të fundit të vitit 2021, erdhi dhe një lajm drejt e nga Vatikani për besimtarët e fesë katolike në Shqipëri. Imzot Arjan Dodaj u emëruar Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranës dhe të Durrësi, “i pagëzuar” me këtë titull nga Papa Françesku. Tashmë me këtë pozicionim të ri në komunitetin fetar, Imzot Dodaj rrëfeu në ‘Abc e Pasdites’ rrugëtimin e tij të jetës.

“Unë jam nga Laçi dhe si shumë djem të asaj kohe, si në këtë periudhë që shumë të rinj ndihen të nxitur të emigrojnë, unë doja të zbuloja një botë të re që na ishte ndaluar. Në 93 kam emigruar në Itali, jam sistemuar në veri të Italisë, në një qytet që quhet Cuneo dhe aty kam filluar të punojë. Si një djalë i ri, kisha nevojë për bashkëmoshatarët dhe aty kam njohur disa të rinj të tjerë që kishin një miqësi shumë të bukur mes tyre. Në këto momente zbulova grupet kishtare të të rinjve dhe dalëngadalë zbulova një dimension të ri.” – shprehu arqipeshkvi për kamerat e Abc News.

I rritur në një familje modeste, aqipeshkvi ishte në kërkim të një jete më të mirë qoftë ekonomike, intelektuale, e në kërkimin e tij u ndesh me njohjen e Zotit dhe përqafimin e besimit. Siç shpreh edhe vetë Imzot Dodaj, për të ka qenë një kalvari i gjatë mësimi dhe kuptimi, ose e thënë ndryshe një eksod, ashtu siç ishte dhe emigrimi i tij drejt Italisë.

“Ndonëse kemi jetuar në diktaturë na është them se duke ardhur nga veriu jemi një familje katolike. Unë isha i bindur që isha katolik. Besimi është një ecje, nuk është një targë. Është një thellim, një eksod. Kështu ka qenë për mua.” – tha Imzot Dodaj.

Dodaj ka jetuar 25 vite të jetës së tij në qytete të ndryshme të vendit fqinj. I diplomuar në Universitetin Papnor Mbretëresha e Apostujve për Filozofi dhe Teologji, marrja e këtij tituli ishte e papritur për të. Por siç shpreh edhe vetë me gëzim dhe falenderim, në rini kurrë nuk e imagjinonte se kjo do të ishte jeta e tij. I ardhur nga veriu i Shqiperi, ishte i informuar mbi rrënjët katolike në familje të cilat ishin asimiluar tërësisht nga regjimi i kohës.

Emigrimi erdhi si pasojë e mungesave dhe dëshirave për një jetë më të mira, por ai pohoi se prindërit dhe familjarët nuk e kuptua në zgjedhjen që bëri, që jetën ja dedikoi fesë dhe bësimit.

“Fatkeqësisht ai ndikimi i diktaturës në moshën tonë është edhe më i thellë, më inçiziv. Prindërit tanë kanë përjetuar në thellësi dimensionin e asaj drame që ka qenë diktatura komuniste. Një imponim, absolutisht nuk më kuptonim. Sepse nuk ishte e kuptuar.”


Shtuar 10.12.2021 19:59