Nga kontrolli i Ngushticës së Hormuzit te…/ Irani zbulon kërkesat për fundin e luftimeve me SHBA

Kërkesat kryesore të Teheranit për të sjellë fundin e luftës përfshijnë dëmshpërblimet e luftës dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, tha zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Reza Aref.

Ai tha se Teherani kërkoi njohjen nga SHBA-ja të kontrollit të tij mbi tranzitin përmes ngushticës jetësore gjatë bisedimeve në Islamabad, të cilat përfunduan pa një përfundim.

Aref tha se të kesh “autoritet në Ngushticën e Hormuzit” dhe të kërkosh kompensim për dëmin e shkaktuar nga sulmet amerikane dhe izraelite ishin “të drejtat e popullit iranian”.

“Ky është angazhimi ynë i vendosur për një Iran të fortë”, shkroi ai në rrjetet sociale


Shtuar 12.04.2026 14:15