Selino është një nga ushqimet bimore më ushqyese dhe më të shëndetshme. Lëngu i selinos së freskët i papërpunuar është i mbushur me ushqyes të ndryshëm. Ai përmban pothuajse të gjitha mineralet esenciale, vitaminat, energjinë e grumbulluar dhe antioksidantët, të cilët ndihmojnë në rregullimin e funksioneve natyrore dhe optimale të trupit.
Duke marrë parasysh që selino përmban shumë vitamina dhe minerale të rëndësishme për trupin e njeriut, lëngu nga selinoja nuk është vetëm i shijshëm, por është një super-ushqim për njerëzit që zgjedhin të hanë shëndetshëm.
Ndryshe nga lëngjet e tjera të frutave dhe perimeve, lëngu nga selino ka shumë pak sheqer dhe kalori.
Keni parasysh që fibrat janë shumë të rëndësishme për organizimin tonë, prandaj lëngu nga selino nuk duhet asnjëherë të konsumohet si një zëvendësim i një vakti ushqimor.
Disa nga përfitimet shëndetësore nëse e konsumoni një gotë lëng selinoje çdo mëngjes:
Parandalon problemet me shikimin
Redukton rrezikun nga kanceri
Neutralizon ushqimet që kanë shumë aciditet
Rregullon ekuilibrin e lëngjeve në trup
Parandalon diabetin e tipit 2
Ka sasi të lartë të acidit folik