Televizioni grek “MEGA” ka publikuar foto ekskluzive brenda shtëpisë së pilotit, Babi Anagnostopoulos, menjëherë pasi mbyti bashkëshorten e tij 20 vjeçare, Caroline.
Fotografitë janë të marra nga policia menjëherë pas krimit dhe shihet jastëku me të cilin piloti torturoi për 6 minuta të shoqen deri sa i mori jetën.
Gjithashtu shihet krevati i vogëlushes së tyre 11 muajshe dhe shkalla në të cilën ai kishte varur qenin.
Në këto pamje shihen shenjat e gishtave që ekspertiza ka marrë për të gjetur autorët, që sipas Babis kishin hyrë në shtëpi për të grabitur dhe i kishin vrarë bashkëshorten.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Glyka Nera dhe dyshohet se piloti e vrau të shoqen pas një konflikti verbal që kishin pasur më parë./albeu.com/