Nga interpelanca Rama-Shehaj te projektvendimi për Avokatin e Popullit dhe mocioni me debat për raportin e OSBE-ODIHR-it, zbardhet rendi i ditës për seancën plenare të radhës

Në seancën e kësaj të enjteje, 11 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë ka futur në rendin e ditës disa pika të rëndësishme diskutimi, mes të cilave, interpelanca me Kryeministrin Edi Rama, kërkesë e deputetit Agron Shehaj.

URDHËROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 11.12.2025, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 2.12.2025 dhe 4.12.2025.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

8. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”” të ndryshuar. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, të ndryshuar. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

10. Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

11. Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

12. Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

13. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”. (Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi)

14. Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.

15. Projektligji “Për gjuetinë”.

16. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 “Për ndryshimet klimatike””.

17. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.80/2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse””, të ndryshuar.

18. Projektvendimi “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”.

19. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 104/2025 “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.

20. Mocion me debat për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025.

21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.


Shtuar 9.12.2025 20:46