Ka shumë arsye pse duhet konsumuar asparagu, sidomos gjatë stinës së pranverës. Kjo perime, në ngjyrë të gjelbër, është e pasur me vitamina dhe minerale, të tilla si vitaminë A, C, E, K dhe B6, si dhe me folate, hekur, kalcium, proteina dhe fibra. Falë këtyre vlerave ushqyese, asparagu ofron përmirësim të shëndetit.
Njerëzit duhet patjetër të përfitojnë nga kjo perime gjatë sezonit të pikut, që është pranvera. Asparagu mund të shërbehet i pjekur, në skarë ose i gatuar në një pjatë me pasta, vaj ulliri, domate qershi dhe karkaleca të pjekura në skarë.
Asparagu ndihmon për të humbur peshë
Jo vetëm ka pak yndyrë dhe kalori, por asparagu përmban shumë fibra të tretshme dhe të patretshme, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer nëse po përpiqeni të humbni peshë. Duke qenë se trupi i njeriut e tret ngadalë fibrën, kjo ndikon që të ndjeheni i ngopur për një kohë të gjatë.
Për rritur mundësinë e djegies së kalorive, kombinojeni asparagun me një vezë të zier fortë. Kombinimi i fibrave të pasur asparagut me proteinat e vezës, do ju bëjë të ndjeheni të ngopur.
Asparagu ndihmon rrugët urinare
Asparagu përmban sasi të larta të amino acidit asparagine, gjë që e bën atë një shkarkues natyror. Me fjalë të tjera, duke ngrënë këtë perime, ju ndihmon të shkarkoni lëngjet dhe kripërat e tepërta në trup, e cila parandalon infeksionet e mundshme në rrugët urinare.
Është i pasur me antioksidantë
Asparagu, veçanërisht ai lejla, është i pasur me anthocyanins, element ky që i jep frutave dhe perimeve ngjyrën e kuqe, blu dhe vjollcë. Ky element ka efekte antioksidante që ndihmojnë trupin të luftojë radikalet e lira të dëmshme. Kur gatuani asparagun, përpiquni të mos e zieni shumë, por as ta lini të pazier. Edhe pse zierja e perimeve ndihmon në aktivizimin e vlerave anti-kancer, nëse i zien ato për një kohë të gjatë, mund të ndodhë efekti i kundërt, pra shkatërrimi i këtyre vlerave.
Përmban vitaminë E
Asparagu është gjithashtu burim i vitaminës E, një tjetër antioksidant i rëndësishëm. Kjo vitaminë ndihmon në forcimin e sistemin tuaj imunitar dhe mbron qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Për të përftuar plotësisht vlerat e asparagut, piqeni atë me pak vaj ulliri. Trupi ynë e absorbon vitaminën E më mirë nëse shoqërohet me pak yndyrë dhe kur e gatuan me vaj ulliri, merrni yndyrë të shëndetshme dhe vitaminë E.
Ndihmon në përmirësimin e humor
Asparagu është një afrodiziak natyral falë vitaminës B6 dhe folateve, të cilat rrisin eksitimin. Plus, vitamina E stimulon hormonet seksuale, duke përfshirë estrogjenin tek femrat dhe testosteronin tek meshkujt.
Lehtëson ndjesinë e përzierjes së stomakut
Nëse nuk ndiheni mirë në mëngjes pas një natë me shumë pije, hulumtimet tregojnë se të konsumosh asparag, të bën të ndjehesh më mirë. Një studim i 2009-s i publikuar në Journal of Food Science, tregoi se mineralet dhe aminoacidet në ekstraktin e asparagut, ndihmojnë në zbutjen e ndjesisë së përzierjes së stomakut duke mbrojtur në të njëjtën kohë qelizat e mëlçisë nga toksinat në alkool.