Nga Endri Fuga, te gazetarja e njohur dhe djali i biznesmenit: Emrat VIP që fituan mandatin e këshilltarit në Tiranë

Gara për kreun e Bashkisë së Tiranës mund të quhet e mbyllur tashmë me Veliajn që prin me gati 40 mijë vota kundrejt Këlliçit, beteja vijon për këshillat ku janë më shumë kandidatë dhe partitë synojnë që të kenë një prani në vendimarrje sado e vogël qoftë.

Sipas të dhënave paraprake nga numërimi i një numri të kufizuar kutish për Bashkinë e Tiranës, PS ka një avantazh dërrmues edhe me mandate këshilltarësh duke marrë 35 të tillë, kundrejt 17 këshilltarëve që ka BF.

Sipas AlbEu, emrat VIP që kanë fituar deri më tani mandatin e këshilltarit për Bashkinë e Tiranës janë Endri Fuga, Luan Bregasi, Gazment Paja, etj.

Ndërkohë nga BF kanë fituar për momentin mandatin mjeku Ilir Alimehmeti, i cili kryeson listën, Silva Caka, Endrit Brahimllari, gazetarja Beti Njuma, vajza e Safet Zhulalit, Ilda Zhulali, Jonathan Pano, djali i Akil Panos, etj.

Nga lista e PD zyrtare janë futur pedagogia Enriketa Papa, futbollisti Gentian Muça dhe të tjerë.

Lëvizja THURJE ka futur deri më tani Endrit Shabanin në këshill, kurse Lëvizja Bashkë ka marrë një mandate duke futur për momentin Mirela Rukon.

Sa i përket PSD-së, në krye të listës si fitues i mandatit është djali i biznesmenit Geront Çela, Bruno Çela, i cili është në një marrëdhënie krushqie edhe me Tom Doshin që riorganizoi partinë pasi ia mori Skënder Gjinushit. /albeu.com


Shtuar 15.05.2023 15:35